Avdullah Hoti ka thënë se kriza në Telekomin e Kosovës është thelluar nga punësimet pa kritere

Hoti: LDK-ja është bërë gardiane e shtetit, ajo po e ruan Kosovën nga veprimet e dëmshme të Qeverisë e kryetarit

Shefi i Grupit të Deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij është bërë gardiane e shtetit, duke e ruajtur Kosovën nga veprimet e dëmshme të Qeverisë dhe Presidentit. Hoti, përmes një postimi  ka thënë se disa hulumtime të pavarura kanë treguar se LDK-ja po merr mbështetje më të madhe nga qytetarët, me diferencë të konsiderueshme nga partia e dytë. Hoti më tej ka numëruar nismat që ka ndërmarr partia e tij, për të penguar dhe parandaluar procese, të cilat ai i ka quajtur të dëmshme për shtetin. Është e qarte se qytetaret e Kosovës mbështesin plotësisht politikat e LDK-se. Ne do te avancojmë veprimet tona politike ne mbrojtje te shtetit te Kosovës dhe interesave të qytetarëve ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …