Deputetja Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thekson nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij

Deputetja e LV, Albulena Haxhiu thekson nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se në takimin në Merdare kanë diskutuar për “aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij”. “Bashkë me Glaukun, Arben Vitia dhe Leonora Shabani Bajraktari, ishim në tubim me aktivistët e pikës Medrese. Diskutuam për aventurat e rrezikshme të Hashim Thaçit dhe nevojën për angazhim për ndaljen e Thaçit dhe pazareve të tij. Rruga e vetme dhe e domosdoshme protestat”, ka shkruar Haxhiu. Deputetët e Vetëvendosej dhe aktivistët e saj, janë duke mbajtur takime të shumta me për t’u organizuar në protestën që kanë njoftuar se do ta mbajnë kundër nismës së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Gjykata e Hagës është politike dhe kriminale

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka drejtuar ktitika të ashpra …