Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, anëtarë të Komisionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, të kryesuar nga Tonino Picula. Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, Kryekuvendari, Veseli, falënderoi z. Picula dhe anëtarët e tjerë të delegacionit për mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës dhe për vendimmarrjen e fundit të Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Veseli tha se ky delegacion ka dhënë kontribut të çmuar në arritjen e MSA-së për Kosovën, ndërsa tani si pjesë e komisionit të përbashkët me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, përbën një forum të pazëvendësueshëm në mbështetje të Kosovës. Ky takim i radhës që po mbahet mes dy komisioneve tona që merren me zbatimin e MSA-së bëhet në atmosferën shumë pozitive të krijuar pas përgjigjes pozitive që ka marrë Kosova për liberalizimin e vizave.  Ky përcaktim për të ardhmen i ka rrënjët në identitetin evropian të popullit dhe qytetarëve tanë”, theksoi  Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …