Është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt

Është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Skenderajt, nën kryesimin e kryetarit Bekim Jashari, në të cilin temë kryesore ka qenë plani i implementimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, ku janë diskutuar të gjeturat një nga një nga raporti për vitin e kaluar, 2017. Kryetari Jashari ka kërkuar nga drejtorët komunalë, t’i trajtojnë me vëmendje të gjitha të gjeturat e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin e kaluar, në mënyrë që Komuna t’i evitojë ato të gjetura gjatë këtij viti, me qëllim që të ketë vlerësim pozitiv në raportet e ardhshme të auditimit. Në takimin e Këshillit të Drejtorëve, në të cilin kanë marrë pjesë edhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, Auditori i Brendshëm i Komunës si dhe Menaxheri i Prokurimit, është diskutuar edhe për përmbushjen e planeve të punës të drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …