Nesër në Drenas do të bëhet përurimi i shtatorëve të heroive Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Nesër në Drenas do të bëhet përurimi i shtatorëve të heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Nesër (e enjte) në Drenas, në orën 12:00, do të bëhet përurimi i shtatorëve të heroit, Fehmi Lladrovci dhe heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Kjo komunë nëpërmjet një njoftimi për medie, ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit që të mos i parkojnë veturat në hapësirat publike. “Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, të enjten më 20 shtator 2018, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe heroinës, Xhevë Krasniqi-Lladrovci do të mbahet manifestimi për përurimin e shtatorëve të heronjve në orën 12:00 në sheshin ‘Fehmi Lladrovci’, ndaj përmes këtij njoftimi kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të mos parkojnë veturat në hapësirat publike”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj: Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka vlerësuar se ekspozita “Masakrat në …