Në 20 vjetorin rënies së Lec Gradicës nesër në Odën e familjes së tij do të zbulohet pllaka e Spitalit Ushtarak të UÇK-së

Në 20 vjetorin rënies së Lec Gradicës, në Odën e familjes së tij do të zbulohet pllaka e Spitalit Ushtarak të UÇK-së

Nën patronatin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Dr. Lec Gradica, ftoheni që të merreni pjesë në manifestimin që do të mbahet me rastin e 20 vjetorit të rënies së tij. Manifestimi mbahet më 21 shtator 2018 në ora 12:00 në fshatin Gardicë  do të zbulohet pllaka në Odën e familjes Leci ku filloi gurëthemeli i Parë i Spitalit Ushtarak të Brigadës 114-të të UÇK-së. Programi i paraparë do të zhvillohet sipas kësaj agjende: 10:00 – Homazhe në Kompleksin memorial në Marinë. 12:00 – Historik i shkurtër, fjalë rasti, zbulimi i pllakës, program i shkurtër kulturor, koktej rasti – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …