Kryeministri Haradinaj: Besimi në të mirën dhe sakrifica për të tjerët janë virtyte të popullit tonë

Haradinaj: Askush nuk duhet t’i vërë në pikëpyetje kompetencat e Kuvendit

Pas njoftimeve se kryetari, Hashim Thaçi ka dërguar një pyetje Gjykatës Kushtetuese, nga e cila ka kërkuar që t’ia mundësoj anashkalimin e Kuvendit të Kosovës për marrëveshjet që ai mund t’i arrijë në të ardhmen me faktorët e jashtëm, ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se askush nuk duhet t’i vërë në pikëpyetje kompetencat e Kuvendit. Asnjëherë nuk kemi vënë në pikëpyetje presidentin e kompetencat e tij, mirëpo nuk duhet të vihen në pikëpyetje as kompetencat e Kuvendit, ka theksuar kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai ka shtuar më tutje se ndryshimi i kufijve asnjëherë nuk do ta ketë votën e tij. Kundër kësaj kërkese të kryetarit Hashim Thaçi kanë reaguar edhe zëra nga shoqëria civile.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …