Komuna e Vitisë fillon punimet në hapjen dhe pastrimin e përroskave

Komuna e Vitisë ka filluar punimet në pastrimin dhe hapjen e një përroske prej 9.540 metra, prej fshatit Kabash deri në vendin e quajtur Gilbush e që gjendët në mes të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt pasi që theksuan se me hapjen e kësaj përroske bëhet parandalimi i vërshimeve. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë në vazhdimësi është përkujdesur në hapjen dhe pastrimin e kanaleve, përroskave dhe lumenjve me qëllimin më të mirë që të mbrohet prona e shenjë e qytetarëve të komunës së Vitisë por edhe të parandalohen dëmet nga vërshimet e mundshme në tokat bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …