leoni

Ministri Gashi: Do të ndryshojmë strategjinë për sportin për rritjen e pjesëmarrjes më aktive

Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. Me këtë rast ministri Gashi tha se është një kënaqësi e veçante që merr pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, aktivitet ky i cili është në kuadër të Javës Evropiane Sportive. Po ashtu ministri tha së “Federata Sportit Universitar ka luajtur rol kyç për implementimin e strategjisë tonë të re të sportit e cila ka një objektivë të qartë në kuadër të objektivave tjera e cila ka të bëjë me masivizimin e sportit në Kosovë. Nga statistikat që kemi në Kosovë ka pjesëmarrje të ultë të qytetarëve në ngjarje sportive dhe kjo neve na bënë që ta ndryshojmë strategjinë e sportit në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje më aktive në sport. Ne duhet ta rrisim pjesëmarrjen e qytetarëve tanë në ngjarje sportive dhe të sigurojmë pjesëmarrje të drejtpërdrejt në sport”, tha ministri Gashi. “Në bashkëpunim me Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës besojë që do ta rrisim përqindjen e pjesëmarrësve gjatë vitit 2019 në aktivitete sportive”, shtoi ministri Gashi. Ndërkaq, Presidenti i sportit universitar të Kroacisë, Zrinko Custonja tha “Fuqia e sportit është gjuhë universale që i lidh të gjithë. Sporti ka fuqinë që ti bëjë njerëzit bashkë dhe ta bëjë komunitetin më të mirë. Kosova ka sportistë të mrekullueshëm dhe e ardhmja e sportit është e ndritur mirëpo Kosova duhet të jetë më aktive”. Në anën tjetër, President i Federatës e Sportive universitare të Shqipërisë, Besnik Veliu tha se është e rëndësishme përfshirja e studenteve në sport. “Java evropiane e sportit pakufi përfshin të gjitha moshat. është një jave sensibilizuese që duhet të përfshihen të gjitha shtresat e shoqërisë për një jetë më të shëndetshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani ndër komunat me performancën më të lartë në Kosovë!

Sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna e Deçanit është …