Kryetari, Hashim Thaçi ka zgjedhur orën e njëjtë me atë të protestës së thirrur nga Vetëvendosje, për të mbajtur një fjalim në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. “Sot më 29 shtator, në orën 14:00, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
