Albin Kurti thotë se marrëveshja me LDK-në për koalicionin qeverisës është e mundshme dhe e nevojshme

Kurti: Vizita e Thaçit në veri mund të ketë pasoja të rrezikshme

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se vizita e kryetarit, Hashim Thaçi në pjesën veriore të vendit mund të ketë pasoja të rrezikshme. Ai ka shtuar më tutje se vizita e kryetarit Thaçi në Liqenin e Ujmanit ishte gjest dhe inskenim komik. Kurti ka theksuar me tutje se protesta e popullit të Kosovës kundër aventurave dhe kundër akrobacioneve dhe lojërave të rrezikshme të këtij presidenti dëshmon që populli e do Republikën dhe është  e vendosur që ta shpëtojë nga aventurat e tij. Ai bënë inskenime në kushte kur është në këmbë një komb, kjo tregon që është tepër i brishtë dhe tepër i brengosur për karrigen e ti. Ky president nuk ka mandate, nuk ka platformë, nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet. Sot u pa që nuk ka as popull, populli është këtu në sheshin e Republikës ndërkohë që ai bënë gjeste dhe inskenime që realist janë komike por duhet patur kujdes se mund të kenë pasoja të rrezikshme, ka theksuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …