leoni

Situata në Kosovë po hyn në një fazë të rrezikshme por edhe vendimtare për të ardhmen e saj

Situata në Kosovë po hyn në një fazë të rrezikshme por edhe vendimtare për të ardhmen e saj

Edhe pse kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se gjatë kohës së protestës së Vetëvendosjes, do të mbante një fjalim para eprorëve dhe pjesëtarëve të FSK-së, ai kohën e protestave e kaloi në veri të Kosovës, për të demonstruar edhe me vepër dhe veriu i vendit dhe Liqeni i Ujmanit i takon Kosovës, ndërsa prania e tij dhe e  një segmenti të Njësive Speciale ishte krejtësisht e papritur për të gjithë. Thaçi në fjalimet dhe prononcimet e tij e ka bërë të ditur me kohë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh por vetëm njëlloj “korrigjimi” të kufijve dhe tërë kjo ka ngjallur reagime të shumta. Sot kur Vetëvendosja po proteston kundër kryetarit Hashim Thaçi, të cilin e konsideron fajtor për “pazare” me Serbinë, ai krejt i qetë ka qëndruar në veri duke dërguar mesazhe për Kosovës e pavarur. Është vështirë e besueshme se këtë veprim, kryetarin e ka marrë krye në vete pa pëlqimin e Uashingtoni dhe të BE-së. Megjithatë reagimet e ashpra nga Serbia janë vetëm reagime verbale. Pas njoftimeve mbi praninë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka urdhëruar që ushtria e Serbisë të jetë në gjendje gatishmërie. Nga zyra e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq njoftohet se me të marrë informatën se pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës kanë marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka urdhëruar që ushtria e Serbisë të jetë në gjendje gatishmërie për luftë pasi që Njësitet Speciale kanë kryer ndërhyrje në veri të Kosovës.

Nga këto zhvillime është vështirë të besohet se kryetari Thaçi depërtimin e tij në veri e ka bërë në marrëveshje me Vuçiqin. Po të ishte ashtu sikur thonë në Vetëvendosje, Vuçiq nuk do të kishte urdhëruar ushtrinë për gjendje gatishmërie.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …