WSJ: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja po bashkërendojnë veprimet për korrigjim kufijsh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po bashkërendojnë veprimet drejt mbështetjes së një plani, sipas të cilit dy vendet e Ballkanit, Kosova dhe Serbia, do të rishikojnë kufirin e tyre përgjatë vijave etnike, duke përjashtuar Gjermaninë në këtë plan, thuhet në një dokument konfidencial. Një memorandum i fundit, i hartuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së mbi mënyrën e zgjidhjes së një mosmarrëveshje dhjetëvjeçare midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën e ka parë ‘The Wall Street Journal’, tregon se organi ekzekutiv i BE-së në thelb ka miratuar argumentin e Uashingtonit dhe ka hedhur poshtë atë të Gjermanisë. Ndërsa, marrëveshja tregon se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku në iniciativat e politikës së jashtme që ndikojnë në rajon, përçarja me Gjermaninë gjithashtu tregon gatishmërinë e Uashingtonit për të injoruar kundërshtimet nga fuqia kryesore e kontinentit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …