Në Kosovë java e shënimit të ushqyerit me qumësht të gjirit po mbahet me moton “Qumështi i gjirit investim për jetën”

Java e shënimit të ushqyerit me qumësht të gjirit po mbahet me moton “Qumështi i gjirit investim për jetën”

Java e të ushqyerit me qumësht gjiri mbahet çdo vit në nivel botëror nga 1-7 tetor. Në Kosovë java e shënimit të ushqyerit me qumësht të gjirit po mbahet me moton “Qumështi i gjirit investim për jetën”, me këtë rast edhe institucionet kanë organizuar aktivitete për të shënuar këtë javë. Ministria e Shëndetësisë, Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv, me përkrahjen e UNICEF-it dhe në bashkëpunim dhe koordinim me Shërbimet Klinike Universitare të Kosovës, QKMF-të, si dhe partnerë të shumtë si Save the Children, Shoqata e mamive, grupet përkrahësve për të ushqyerit me qumësht të gjirit, grupi për Institucionet Mike të Foshnjës, do ta shënojnë Javën e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë nga 1 deri më 7 tetor. Motoja e këtij viti është: “Të ushqyerit me qumësht të gjirit është investim që ja vlen”. Me këtë rast sot do të vizitohet materniteti në Spitalin ne Përgjithshëm në Gjilan, duke filluar nga ora 11:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …