Në territorin e Republikës së Serbisë ka filluar një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe "BARS-2018”

Në territorin e Republikës së Serbisë ka filluar një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe “BARS-2018”

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ka bërë të ditur se në territorin e Republikës së Serbisë ka filluar  një stërvitje taktike e përbashkët ajrore ruse-serbe “BARS-2018”. Në stërvitje, siç ishte praktika e deritanishme, ekipet e përbashkëta të forcave ajrore ruse dhe forcave ajrore të Serbisë do të marrin pjesë me avionët luftarakë MiG-29 dhe helikopterë multi-funksional Mi-8.  Ushtrimi do të realizohet në periudhën prej 1 deri më 5 tetor dhe do të përdoren deri në 10 avionë të Armatës së Serbisë. Ekuipazhet e helikopterëve do të stërvitin për kërkim dhe shpëtim – thotë deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Recak

Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak

Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …