leoni

Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi: Thaçi nuk duhet të marrë përgjegjësi dhe kompetenca që nuk i takojnë atij por Kuvendit të Kosovës

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkesat që po i bën kryetari Thaci janë antikushtetuese dhe  duhet të ndalohet nga Kuvendi. Bisedimet që janë zhvilluar kanë qenë në kuadër të Qeverisë dhe jo presidencës. Presidenti nuk duhet të marrë përgjegjësi dhe kompetenca që nuk i takojnë. Kompetencat sikur është dialogu i takojnë Parlamentit dhe e them me bindje se marrja e këtyre përgjegjësive sikur po i bënë Thaçi është puq”. Unë e kam pasur një besim të plotë se në marrjen e përgjegjësive të kësaj qeverie do të kryhem disa punë dhe do të zgjidhen disa probleme politike. Por kjo nuk ndodhi, madje u shtuan shumë probleme të tjera. Kemi një kabinet shumë të madh qeveritar, Kosova nuk ka pasur probleme politike më shumë, investime të huaja nuk ka dhe më e dhimbshme është se rinia po kërkon që të ikë nga Kosova”, ka thënë ai. Këto probleme nuk po i bënë Qeveria, por presidenti Thaçi. Zgjedhjet nuk janë zgjidhja më e mirë, se mund të ndërrohet qeverisja nesër, por Presidentin nuk mund ta ndërrosh dhe ai ende mund të vazhdojë me avazin e vjetër”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …