Lushtaku: Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e PDK-së dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, është ndaluar e më pas është liruar nga policia zvicerane

Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, gjatë luftës, Sami Lushtaku, është ndaluar nga policia zvicerane, në aeroportin e Zurichut. Burime të medieve bëjnë të ditur se ai është ndalur për shkak të fletë arrestit të lëshuar nga Serbia, qysh në vitin 1999, ku në mesin e rreth 160 të kërkuarve nga regjimi i Beogradit është edhe Sami Lushtaku, si dhe krerët kryesorë të luftës së UÇK-së. Duke u bazuar në kërkesat e gjykatave të kohës së Milosheviqit, qindra pjesëmarrës të luftës së UÇK-së kërkohen  nga Interpoli, meqë Serbia është anëtare e kësaj organizate por jo edhe Kosova. Ndërkohë është bërë e ditur se pas hetimeve që ka bërë, policia e Zvicrës e ka liruar z. Lushtaku në shkojë në rrugën e tij.  Me akuza të tilla të dosjeve të kohës së Milosheviqit janë arrestuar, dënuar e mbajtur nën hetime dhjetëra luftëtarë të UÇK-së. Për më keq,  ndalime, sipas kërkesave  të tillë  ka pasur edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …