Ministri, Pal Lekaj, i vendosur për transparencë në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri, Pal Lekaj, i vendosur për transparencë në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të mërkurën nënshkori memorandum mirëkuptimi me Institutin Demokratik të Kosovës, për lejimin e qasjes në dokumentet publike në Ministrinë që ai drejton. Lekaj si nikoqir i ceremonisë së nënshkrimit mes të tjerash theksoi se kjo marrëveshje lehtëson qasjen në dokumentet publike duke u bazuar në ligjet aktuale. “Ne si Ministri e Infrastrukturës jemi të hapur për të qenë transparent para taksapaguesëve të Kosovës por edhe të gjitha institucioneve të tjera, që shfaqin interesim për kontratat dhe dokumentet tjera brenda ministrisë. Nënshkrimi i këtij memorandimi është njëra nga dëshmitë, se gjithë ajo çka është për publikun dhe nuk sanksionohet me ligj, do të jetë e hapur dhe e qasshme për të gjithë“ – deklaroi ministri.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruari O’Conell, si sponzorues i këtij memorandumi. tha se e përshendet një inciativë të tillë, duke e përahur projektin, për monitorimin e kontratave të prokurimit me interes të veçantë për qytetarët kosovarë. Ky projekt synon që të rritë mbikqyrjen nga shoqëria civile ndaj institucioneve të Kosovës, në fushat e ndryshme si në një demokraci të shendoshë. Memorandumi në fjalë e nënshkruan edhe ministri i Shendetësisë Uran Ismajli, drejtori i Autoritetit Qendror të Prokurimit Behxhet Rrukiqi, Faruk Hajrizi nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Ismet Kryeziu nga KDI, si implementues të projektit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …