Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Uniteti politik nuk u lihet në dorë njerëzve të papërgjegjshëm

 Kur një intelektual i dëgjon politikanet e pozitës dhe të opozitës e kupton se ata nuk e njohin as abc-në e politikës dhe se ata as që kanë lexuar ndonjë libër shkencore të politikës për çka ekziston një literaturë e begatë tek ne. Politika është idealizëm, tek ne ishte një kohë.  Politika është konsensus, është kompromis, është dhe pragmatizëm, tek ne, politika është vetëm interes meskin dhe luftë për pushtet. Ketë të fundit e shohim të i gjithë spektri politik sot.

Po të ishte politika e organizuar për interesin nacional, ajo në dy çështjet politike të interesit nacional që po diskutohen gjerësisht në medie do të ishte e unifikuar në të dy çështjet:

  1. Në çështjen e liberalizimit të vizave, Kosova do të duhej të kishte një zë të unifikuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në zonën shenjen. Pasi edhe kjo pengesë që ka ndodhur deri më sot ka qenë diskriminuese dhe shkelje e rëndë e të drejtave të qytetarëve të Kosovës. Mënyra se si po sillet opozita për ketë çështje, është më shumë se primitivizëm dhe më shumë se diskriminuese. Të gjithë në Kosovë duhet të flasin me një zë për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të ndodh tani, nesër është vonë. Opozita nuk duhet t’i gëzohet shtyrjes se liberalizimit të vizave ajo duhet t’i ofroj 101 arsyeje pse qytetarët e Kosovës është dashur edhe deri më tani ta kishin ketë të drejtë edhe për faktin se në gjithë vendet e Evropës Juglindore është shteti me numër më të vogël të popullsisë.
  1. Pozitë dhe opozitë duhet të formojnë grupin për bisedime dhe strategjinë e çështjeve që duhet të bisedohen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Konsensusi për ketë çështje është i domosdoshëm që të ndodh, më mirë sot se nesër. Kushdo që të jetë në pushtet, sot apo nesër, konsensusi do të jetë i domosdoshëm. Konsensusi duhet të arrihet në Kuvendin e Kosovës nga GP shqiptare. Nuk është mirë që të humbim shumë kohë për ketë çështje, pasi konsensusi është i domosdoshëm të arrihet, ndonëse normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk varet nga ne, por kjo është tjetër çështje. Çështje që nuk duhet të na vejë në siklet me kohën. Koha e normalizimit të marrëdhënieve nuk duhet të jetë qëllimi, qëllimi është përmbajtja dhe cilësia e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Çdo ngutje është për…! Diçka si mënyra e debatit që po zhvillohet për korrigjimin e kufijve a shkëmbimin e territoreve?! Debat që edhe mënyrën e komunikimit nder partiake e ka bërë tërkuzë.

Të përfundojmë, ne si komb, si politikë e njerëz në asnjë mënyre nuk duhet të lejojmë që të papërgjegjshmit, në cilindo nivel të pushtetit që janë, të na jenë mostër për veprimet politike të çakorduara siç janë momentalisht. Përkundrazi, të papërgjegjshmit vetëm konsensusi nacional i nxjerr jashtë ndikimeve politike që janë në interes të vendit e të kombit. Këto çështje kërkojnë qasje serioze nga politika përfaqësuese!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …