Haxhi Shala: Qeveria Kurti nuk ka bër asnjë veprim të mirë për qytetarët, do të mbahet mend si qeveri e konferencave për media

Shala: Ligjin për Ushtrinë do ta votojnë mbi 100 deputetë në Kuvend

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka shfaqur bindjen e tij se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të votohet muajin tjetër në Kuvend. Ai ka shtuar më tutje se Ligjin për Ushtrinë do ta votojnë mbi 100 deputetë në Kuvend. Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka deklaruar gjithashtu se edhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës e përkrahin formimin e ushtrisë së vendit nëpërmjet ligjit dhe këtë iniciativë nuk do të mundë ta bllokojë Lista Serbe. “Lista Serbe nuk mund ta zvarrisë formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ky proces mund të votohet me shumicë të thjeshtë. Janë mbi 100 vota në Kuvend pro ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …