leoni

Ministri Reçica ka takuar Drejtorët e Departamenteve të MPMS-së dhe kryeshefat e Agjencive

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka takuar Drejtorët e Departamenteve të MPMS-së dhe kryeshefat e Agjencive, për të diskutuar lidhur me zbatimin e planit të punës së Ministrisë gjatë këtyre nëntë muajve. Në këtë takim u prezantuan të arriturat në zbatimin e planit të punës gjatë këtij nëntëmujori dhe gjithashtu u diskutua lidhur me vështirësitë në zbatim të disa aktiviteteve dhe mundësitë e tejkalimit të këtyre vështirësive. Ministri Reçica u shpreh i kënaqur me rezultatin e zbatimit të Planit të Punës në përgjithësi, mirëpo theksoi se duhet një angazhim më i madh këtë fundvit, me qëllim të zbatimit të plotë të planit dhe arritjes së objektivave të parapara.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …