Brickos

Pacolli: Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona

Paolli: Me rezolutën për dialogun me Serbi, koalicionit qeverisës e fuqizon pozitën dialoguese të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka thënë se me nismën për nxjerrjen e rezolutës për dialogun me Serbi, subjektet politike pjesë e koalicionit qeverisës, i kanë hapur rrugë fuqizimit të pozitës dialoguese të Republikës së Kosovës. Me ë funksion të arritjes së Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Pacolli përmes një postimi shkrimi, ka shkruar se përmbajtja e kësaj rezolute krijon mundësi për një strukturë përfaqësuese konsensuale, në përbërje të gjithë spektrit politik shumicë.  “Me nxjerrje të rezolutës, partitë hezituese në lidhje me dialogun dhe debatin rreth tij, arrijnë synimin e përbashkët, pozicionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës si epiqendër e filtrimit dhe aprovimit të Marrëveshjes ligjërisht ndërkombtarisht obligative”, ka shkruar ministri.

Ai ka theksuar se rezoluta lartëson frymën kushtetuese dhe vendosmërinë e orientimit tonë perëndimor, strategjik, në partneritet me shtete të fuqishme dhe organizata ndërkombëtare.  “Eliminimi i mundësisë së krijimit të një shkalle të ndërmjetme të pushtetit, dhe i mundësisë së prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës, pozicionon Kosovën në çfarëdo formati dhe konteksti dialogues. Është koha të projektojmë energji të re, dhe nga debati i brendshëm rreth dialogut, të dalim më të fuqishëm se kurdoherë. Koha po ikë, rezoluta pret aprovim sa më shpejtë!”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …