Kryetari Begaj, priti në takim udhëheqësin e ri të njësisë së LMT-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur në një takim me karakter njoftues, komandantin e ekipit të LMT-së në Malishevë, njësi e bhyyKFOR-it zviceran në Kosovës, Kiser Raphel, ndërsa e ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, komandantin e ekipit, Wieland Schmid. Fillimisht, kryetari Begaj, e ka falënderuar komandantin aktual, Schmid, për bashkëpunimin e mirë me njësinë së LMT-së, ndërsa i ka uruar punë të mbarë komandantit në ardhje, Raphel, si dhe ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Nga ana tjetër, komandanti Schmid, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, kurse komandanti në ardhje, Rahpel, ka shprehur gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit, mes LMT-së që ai do të drejtoj dhe Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …