Astrit Dehari

Një rrugë e Prishtinës do të mbajë emrin e vëllezërve, Arbnor e Astrit Dehari

Kuvendi i Komunës së Prishtinës sot ka vendosur që një rrugë e kryeqytetit të mbaj emrin e vëllezërve Arbnor e Astrit Dehari. Me propozim të asamblistit Egzon Azemi, Kuvendi i Kryeqytetit ka marrë vendim për zëvendësimin e emrit të rrugës “Çlirimi” me emrin “Arbnor dhe Astrit Dehari”, ndërsa “Çlirimi” t’i vendoset parkut në afërsi të rrugës “Bahri Fazliu”. “Kur jemi në prag të dy vjetorit të vrasjes së Astritit, duke marrë parasysh kontributin e tij, Arbnorit dhe përgjithësisht familjes Dehari, propozoj që kjo rrugë që gjendet në afërsi të spitalit të marrë emrin Arbnor dhe Astrit Dehari. Kjo është një formë nderimi për këtë familje që dha shumë për këtë vend,” tha Azemi gjatë propozimit të tij. Pro këtij propozimi votuan 25 asamblistë, kundër votuan 5, ndërsa 2 abstenuan.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …