Bajrami: Nëse nuk arrihet deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Bajrami: Nëse nuk arrihet deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Duke folur për situatën në vend dhe për qëndrimet lidhur me vazhdimin e negociatave me Serbinë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami ka deklaruar se nëse nuk arrihet deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ai ka tërhequr vërejtjen se aktualisht Kuvendi është jofunksional dhe gjendja duket e pashpresë kështu. Prandaj, nëse nuk arrihet deri te një konsensus, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejtë, në mënyrë që të mundësojnë një parapërgatitje më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse për dialog me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …