Në Vushtrri sot do të protestojnë banorët e 18 fshatrave për të kërkuar asfaltimin e rrugës Bukosh-Prilluzhë

Në Vushtrri sot do të protestohet për të kërkuar asfaltimin e rrugës Bukosh-Prilluzhë

Sot për herë të dytë do të protestojnë banorët e 18 fshatrave të Artakollit të Vushtrrisë, për realizimin e të drejtës për rrugë të qarkullueshme, duke bllokuar për një orë magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Sipas ftesës së këshillit të fshatrave të Artakollit, protesta nis në orën 10:00, në fshatin Pestovë. “Rruga R220 Bukosh-Prilluzhë ka mbetur në mungesë të fondeve ende pa përfunduar shtresën e parë të asfaltit dhe do të mbetet në mungese mjetesh financiare. Ne kërkojmë drejtën tonë për vënien e shtresës së parë të asfaltit që rruga 12km të jetë e kalueshme”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …