LV dhe LDK-së po vazhdojnë të hedhin akuza në drejtim të njëra-tjetrës, deri sa i refuzojnë oferatat në mes tyre

Partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në seancën e sotme

Partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë vendim që të mos marrin pjesë në seancën e sotme. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se ky subjekt do te vazhdojë të mos marrë pjesë në seanca, përjashtuar atë të së enjtes, ku do të diskutohet për ushtrinë. “Qëndrimi i LDK-së është që nuk marrim pjesë në këtë seancë. Gjendja aktuale është e njëjtë. Institucionet e Kosovës po tregojnë jolegjitimitet të plotë. Seanca e rregullt e thirrur për të enjten përmban ligje të rëndësishme, ligjet për ushtrinë. LDK do të marrë pjesë në këtë seancë”, theksoi ai. Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se kjo parti do ta bojkotojë seancën e sotme. “Dua ta konfirmoj qëndrimin e kësaj partie që nuk do të marrim pjesë sot në seancë”, theksoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …