Scott: Uashingtoni do të mbështes çdo zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme, për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia

Kyle Scott: Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, sikur thuhet në Beograd por Qeveri e një shteti sovran

Ambasadori i Amerikës,  në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur,  sikur thuhet në Beograd, por Qeveri e Kosovës, dhe është shtet i pavarur e sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur. Scott ka folur kështu në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e gazetarëve se sa ka shpresë për paqe kur vazhdimisht i bëhet presion Serbisë për bisedime me “të ashtuquajturën qeveri të Kosovës.  Ne e konsiderojmë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe me ta kemi kontakte, sikurse edhe me të gjithë përfaqësuesit e ndonjë shteti në rajon”, ka thënë diplomati amerikan. Ambasadori Scott ka thënë se stabiliteti i rajonit mund të jetë më i mirë, por ka progres, ndërsa shtoi se një nga elementët kyçë është zhvillimi ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …