Ambasadorja turke në Kosovë viziton Deçanin

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë  ka pritur në takim Ambasadoren turke në Kosovë Kivilcim Kiliç dhe Drejtorn e Institutit  Yunus  Emre –Dr.Mehmet Ulher. Gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit të turizmit, bujqësisë, ruajtjen dhe investimet nga ana turke dhe mundësit e binjakëzimit me ndonjë komunë në Turqi. Në këtë takim, kryetari Ramosaj ka njoftuar ambasadoren Kiliç për të arriturat e Komunës së Deçanit, në veçanti për ofrimin e kushteve dhe klimës që ka kjo Komunë  duke u fokusuar kryesisht në investimet në zhvillim të turizmit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për resurset që posedon komuna e Deçanit, mundësit që ofron kjo komunë duke theksuar se është vend jashtëzakonisht i favorshëm për zhvillim të bujqësisë dhe turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Ramosaj ka kërkuar nga ambasadorja turke në Kosovë, që të njoftojë bizneset turke për mundësit që ofron Komuna e Deçanit dhe të vijnë për të investuar, ndërsa ka falënderuar Ambasadoren Kiliç për përkrahjen që i ka dhënë Ambasada turke  organizatës ,,Nderi’’ duke ju mundësuar grave të kësaj organizatë që të kryej trajnime të ndryshme qoftë në Kosovë po ashtu edhe në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …