Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kocias ka dhënë dorëheqjen nga posti

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kocias ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmi është bërë i ditur nga mediet greke. Sipas raportimeve paraprake, motivi mendohet të ketë lidhje me pakënaqësi brenda koalicionit qeverisës. Burimet e së përditshmes greke “Kathimerini” flasin për një përplasje mes Kocias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos që ka ndodhur ditën e djeshme. Sipas kolegëve të ministrit të Jashtëm që kanë folur në kushte anonimati për “Kathimerini”, “Kocias ka qenë tmerrësisht i prekur nga sulmet e Panos Kamenos që e cilëson njeri të Sorosit, për fondet e Ministrisë dhe për sulme të tjera me karakter të ngjashëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …