MPJ: Tre kosovarët, të cilët ishin pjesë e aksidentit në Serbi pas pranimit të ndihmës se parë janë kthyer në Kosovë

MPJ: Tre kosovarët, të cilët ishin pjesë e aksidentit në Serbi pas pranimit të ndihmës se parë janë kthyer në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e aksidentit zingjiror në Serbi, kanë marrë lëndime të lehta dhe pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje, kanë vazhduar rrugën për në Kosovë. “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, ka përcjellur nga afër një aksident zingjiror në komunikacion, i cili sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur. Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë”, thuhet në komunkatën e MPJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …