leoni

Zëvendëskryeministri Limaj thotë se se ka kërkuar nga shteti shqiptar zbritjen e taksës në Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri Limaj thotë se se ka kërkuar nga shteti shqiptar zbritjen e taksës në Rrugën e Kombit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës se ka kërkuar nga shteti shqiptar zbritjen e taksës në Rrugën e Kombit. Limaj ka thënë se në takimin me përfaqësues të qeverisë shqiptarë, ai në emër të Qeverisë së Kosovës, ka paraqitur shqetësimin që taksa është e lartë dhe duhet gjetur mënyra për të zvogëluar, e cila do të ishte në dobi të dy vendeve. Ai beson se Shqipëria e ka marrë seriozisht këtë kërkese dhe pret që ata do të vijnë me qëndrim konkret. Limaj me pas ka bëre me dije se më 26 nëntor në Pejë do të mbahet mbledhja e dy qeverive dhe se po punojnë bashkërisht për temat dhe marrëveshjeve që do t’i nënshkruajnë. Zëvendëskryeministri ka njoftuar edhe për disa nga marrëveshjet për të cilat pritet të nënshkruhen më 26 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …