Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk disponon informata të konfirmuara nga ekipi menaxhues për hartimin e statutit të AKS-së

Qeveria e Kosovës nuk disponon  informata të konfirmuara nga ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse ky ekip i ka dorëzuar Bashkimit Evropian draft-statutin për Asociacionin apo vetëm procesverbalet e takimeve. Në Qeverinë e Kosovës thonë se është e paqartë sesi grupi punues i përbërë nga katër zyrtarë serbë, ende nuk e ka dorëzuar në Bruksel draftin për Asociacionin. “Ata kurrë nuk kanë dorëzuar draft”, thotë Avni Arifi, shef i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë. “Ata kanë dorëzuar vetëm procesverbalet e takimeve që i kanë bërë me palët e interesit. Fillimisht është menduar se e kanë dorëzuar në Bruksel dhe proceduara e hartuar nënkupton që ata së pari duhet ta dërgojnë në Bruksel atë, por në bazë të informacioneve që kam nga Brukseli, as atje nuk është dorëzuar drafti”, tha Avni Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …