Drejtori i DKA-së Avni Morina ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “31 Marsi” në fshatin Guri i Kuq

Gjatë ditës së Martë, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, ka vazhduar vizitat nëpër shkolla e komunës së Rahovecit përkatësisht Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “31 Marsi” në fshatin Guri i Kuq ku me organet drejtuese të shkollës është ka biseduar për punë, angazhim dhe përkushtim i çmuar për të realizuar planprogramet mësimore. “Pastërti, rregull e qetësi. Respektim i plotë i orarit mësimor. Funksionim efikas i organeve drejtuese të shkollës. Punë, angazhim dhe përkushtim i çmuar për të realizuar planprogramet mësimore. Raporte të shkëlqyera kolegiale dhe shumë e shumë gjëra të mira e të bukura pashë sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “31 Marsi” në fshatin Guri i Kuq, në të cilën sot mbajta një takim të frytshëm me Këshillin e Arsimtarëve”, ka thënë ndër të tjera drejtori Morina. Në korridorin e kësaj shkolle shkruan me shkronja të mëdha: “Ju lutem mbani qetësi, këtu mbahet mësim” Drejtorin dhe arsimtarët e kësaj shkolle i përgëzova për të gjitha këto suksese të arritura dhe ju urova suksese të mëtutjeshme.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …