Në Skenderaj katër familje e shtrijnë dorën e pajtimit njera tjetrës, pas tetë viteve në hasmëri

Në Skenderaj katër familje e shtrijnë dorën e pajtimit njera tjetrës, pas tetë viteve në hasmëri

Një akt më fisnik dhe burrëror nuk ka mundur të bëhet ndryshe nga ai i sotmi me rastin e shtrirjes së dorës së pajtimit mes familjeve Hoti, Xani e Koca nga Polaci, dhe familjes Smajli nga Klina e Poshtme e Skenderajt. Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, duke shtuar se ishte i nderuar të jetë i pranishëm në aktin e përqafimit të burrave nga këto dy familje, pas 8 viteve në hasmëri, të cilat nga sot lanë pas vete të gjitha të këqijat dhe shfaqen bindje se si shqiptarë respektojnë tolerancën dhe traditën, e mbi të gjitha treguan se e duam paqen e mirëbesimin. “Kontribut të jashtëzakonshëm dhe me vetë iniciativë në pajtimin e këtyre katër familjeve, kanë dhënë: Zejnallah Prokshi, Murat Tahiri, Shyqeri Musliu e Shekip Fazliu. Ky akt na kujton gjithashtu fillimin e pajtimit të gjaqeve nga i ndjeri Anton Çetta, 28 vite më parë. Ta kuptojmë e mos ta harrojmë faktin se liria dhe lumturia e një kombi nuk mund të jenë të plota pa qenë i lumtur vet individi. Ju familje të nderuara, qofshi faqebardhë”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …