Haradinaj - Borrellit: Njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit

Haradinaj: Marrëveshjet për korrigjim dhe ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarje të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pasur sot një tubim me të rinjtë e AAK-së në Bogë të Pejës. Nga atje Haradinaj ka folur për marrëveshjen me Serbinë, demarkimin e kufirit si dhe për çështje tjera aktuale në vend. Siç u shpreh ai, korrigjimi i kufijve dhe demarkimi i tyre, janë maskime për ndarjen e Kosovës. “Unë nuk besoj në një marrëveshje me korrigjim të kufijve, me demarkim, me ndërrim të territoreve, krejt janë maskime për ndarjen e Kosovës. Të gjitha këto janë maskime që atje në anën tjetër, shefi i shtetit të vet të thotë ‘unë kam nxjerrë diçka, po e pranojmë Kosovën”, ka thënë Haradinaj. Ai refuzoi që marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi ta quajë korrigjim të kufijve, duke thënë se ajo është vetëm një korrigjim i marrëveshjes paraprake. “Ne nuk po korrigjojmë kufij, por po korrigjojmë marrëveshje paraprake e që është bërë gabim. Kufiri është në Qakorr, kufiri është në kullë, dhe këtu është bërë një gabim”, ka thënë Haradinaj. Kryeministri tha se formimi i Ushtrisë, për të cilën tha se ka mandat mbrojtës dhe se nuk do ta zëvendësojë KFOR-in. Ai shtoi se kjo ushtri garanton mbrojtjen e Kosovës dhe se sipas tij të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi të kontribuojnë edhe për paqen në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …