Në Qendrën e Resurseve te Handikosit sot lansohet plani avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara

Në Qendrën e Resurseve te Handikosit sot lansohet plani avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara

Sot në Qendrën e Resurseve te Handikosit në Veternik do të bëhët lansimi i planit avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara. Handikos me mbështetje dhe bashkëpunim me UNICEF, zyra në Kosovë, që nga viti 2017 ka implementuar projektin ‘Përfshirja Sociale e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Kosovë’ si pjesë e projektit regjional “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi te kufizuar- IPA II” qe përkrahet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF. Në vazhdën e aktiviteteve të implementuara në kuadër të projektit në fjalë, ishte edhe hartimi i Planit Avokues për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili u hartua në bashkëpunim të ngushtë më përfaqësuesit e Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. Plani Avokues në vete ngërthen fushën e legjislacionit; edukimit; shëndetësi; mbrojtje e fëmijëve, baza e të dhënave. Pjesëmarrës do jenë përfaqësues nga Ministria për Punë dhe Mirëqenies Sociale; Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Komuna e Prishtinës, Drejtoritë: për arsim, mirëqenie dhe shëndetësi, Përfaqësues nga Zyra për Qeverisje të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …