Kryetari, Thaçi, po qëndron një vizitë zyrtare, në Amerikë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Shtetit

Kryetari Thaçi: Integrimet euroatlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kusht parësor për rajonin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Prishtinë me Kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Pas takimit, në një konferencë për media, Thaçi ka bërë të ditur se me z Kurz ka biseduar  për zhvillimet në Kosovë mirëpo edhe për përspektivën e rajonit, meqë  Austria si kryesuese e BE-së,  ka qenë gjithmonë promovuese e të drejtës së Ballkanit për anëtarësim në BE, por pengesa për këto  janë marrëdhëniet fqinjësore. Prandaj, puna dhe angazhimi ynë për arritjen e këtyre qëllimeve është i vendosur. Në kontekst të këtyre integrimeve euroatlantike, marrëdhëniet e mira fqinjësore janë kusht parësor. Kosova është duke u munduar maksimalisht që të ndërtojë raporte korrekte me Serbinë, si dhe një marrëveshje e cila siguron paqe. Ne mbesim  thellësisht e angazhuar për dialogun që siguron paqe të qëndrueshme, njohje reciproke si dhe anëtarësim  të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha, mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …