Kryetari francez, Emmanuel Macron, me rastin e shënimit të një shekulli që prej shpërthimit të ndasive të Luftës së Parë Botërore, ka bërë thirrje për krijimin e një “ushtrie të njëmendtë evropiane” me qëllim të mbrojtjes më të mirë nga Rusia, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Macron, i cili ka insistuar për krijimin e një force të përbashkët ushtarake në BE-së që prej ardhjes në pushtet vitin e shkuar, ka thënë se Evropa ka nevojë ta kufizojë varshmërinë e saj nga fuqia amerikane, jo vetëm tani pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi tërheqjen nga traktati bërthamor i kohës së Luftës së Ftohtë. “Ne duhet të mbrohemi nga vendet si Kina, Rusia por edhe SHBA-ja”, tha Macron për Radion “Europe 1”. “Kur e shoh presidentin Trump tek njofton se po tërhiqet nga një traktat madhor i çarmatimit, i cili ishte arritur pas krizës së raketave të të 80’ave që goditi Evropën, mendoj se kush është viktima kryesore? Evropa dhe siguria e saj”, ka saktësuar Macron, raporton “Associated France Press”.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
