Nderohen sot dëshmorët e atdheut Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri

U përkujtuan dëshmorët: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti e Nezir Ymeri nga komuna e Vushtrrisë, sot janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit. Sipas njoftimit për media kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në këto homazhe e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 nëntorit të vitit 1998. Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve, shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, po ashtu edhe nga komuna e Vushtrrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …