Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç e tërheq vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze në Evropë

Bashkimi Evropian vazhdon ta konsiderojë Kosovën si koloni serbe

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Ndërkohë që zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për vendimin e marrë për tarifën e 10 përqindëshit. “Bashkimi Evropian, kërkon sqarim urgjent për vendimin e papritur të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksave të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në reagimin e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic. Masat që ka marrë Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si shkelje ndaj obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s duke konsideruar se ky vendim minon bashkëpunimin rajonal, thuhet në reagimin e BE-së, e cila vazhdon ta konsiderojë Kosovën si koloni Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …