Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thotë se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e politikës së jashtme të Beogradit

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thotë se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e politikës së jashtme të Beogradit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e politikës së jashtme të Beogradit, dhe politika e tyre ndaj Kosovës është qartësisht anti-Evropiane. Pas vënies së masave në import dje nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, Hoxhaj ka thënë se Kosova është e përkushtuar për bashkëpunim rajonal por nuk do t’i heq masat në import ndaj Bosnjës derisa sjellja e tyre anti evropiane ndaj Kosovës të ndryshojë. “Politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e Beogradit. Është e qartë politika e tyre antievropiane ndaj Kosovës. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për bashkëpunim, por këto masa nuk do të hiqen derisa një sjellja e tyre ndaj Kosovës nuk ndryshohet”, ka shkruar Hoxhaj. Kosova dje vuri tarifë prej 10 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, pas fushatës agresive dhe sjelljeve destructive të Serbisë ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …