Komuna e Malishevës dhe “IADK”-ja pajtohen të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuar nga IADK-ja në Malishevë. Në mesin e pesë komunave të Kosovës, ku IADK-ja do të zbatoi projektin “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” është përfshirë edhe komuna e Malishevës. Ky projekt përkrahet nga Deutsche Gesellschaft Fur International Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, koha e realizimit është shtator 2018- qershor 2020. Komuna e Malishevës do të krijoj të gjitha lehtësirat të parapara në marrëveshje dhe është zotuar për ta zbatuar në përpikëri marrëveshjen me IADK-në Të dy palët kanë përcaktuar përfaqësuesit e vet që të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes dhe implementimin e projekteve, IADK-në e përfaqëson Arta Zhubi, projekt menaxhere ndërsa Komunën e Malishevës, Januz Mazreku. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj dhe Drejtorit ekzekutiv të IADK-së Zenel Bunjaku.