Mustafa: Ka ardhur momenti që edhe Lugina e Preshevës të quhet Kosovë

Mustafa: Ka ardhur momenti që edhe Lugina e Preshevës të quhet Kosovë

Organizuar nga shoqata “Çamëria”, në Prishtinë mbajt marsh për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Marshi filloj nga Biblioteka Kombëtare, në krye me një flamur me mbishkrimin “Çamëria” dhe vazhdoi deri te sheshi “Skënderbeu”, ku organizatorët mbajtën fjalime. Kryetari i shoqatës “Çamëria”, në Kosovë, Nexhmi Muçiqi, tha se sot kanë dalë për të treguar se populli shqiptar do bashkimin dhe shtoi se politikanët shqiptar nuk guxojnë të vulosin copëtimin e trojeve shqiptare. Kryetari i shoqatës patriotike “Çamëria” në Shqipëri, Driton Sejko tha se sot kanë ardhur për t’i përkrahur banorët e Kosovës Lindore për t’u bashkuar me pjesën tjetër të atdheut-Kosovës. Edhe përfaqësuesi i popullsisë shqiptare të mbetur ende nën Serbi, Ragmi Mustafa theksoi se për banorët e Kosovës Lindore sot është një ditë madhështore dhe theksoi se ka ardhur momenti që edhe Lugina e Preshevës të quhet Kosovë. Qytetarët marshuan me pankarta që përcollën mesazhe se Shqipëria, Kosova, Ilirida, Çamëria, Sanxhaku, Mërgata e Malësia janë me Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …