Momente nga punëtoria “Fuqizimi i përkujdesjës alternative, sistemit të strehimit familjar”

Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP” në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirqenies Sociale të komunës së Hanit të Elezit, organizuan punëtori me temë “Fuqizimi i përkujdesjës alternative, sistemit të strehimit familjar” për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve pa përkujdes prindëror”, të financuar nga UNICEF në Kosovë dhe i implementuar nga OFAP. Në punëtorin u trajtuan rastet kur fëmijët pa kujdes prindëror, të braktisur, të keqtrajtuar dhe të lënë pas dore mund të qëndrojnë përkohësisht në familje që kanë vullnet të kujdesen për ta. Këto quhen familje strehuese, ndërsa mbrojtja e tillë e këtyre fëmijëve njihet si strehim familjar.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …