Së shpejti hapet zyra për mbrojtjen e konsumatorit në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në këtë takim, është diskutuar për mbrojtjen e konsumatorëve blerës të Komunës së Suharekës. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit Sherif Fejzullahu, ka kërkuar nga kryetari Muharremaj, që të hap një zyrë dhe të caktoj një zyrtar lidhur me mbrojtjen e konsumatorit të Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj, e ka mirëpritur këtë kërkesë dhe menjëherë e ka pranuar dhe ka thënë se së shpejti do të hapet kjo zyrë dhe do të caktohet zyrtari i cili do të merret me këtë punë. Hapja e një zyre të këtij lloji në komunën tonë, do të ndihmonte në rend të parë shëndetin e qytetarit dhe do të parandalonte shumë dukuri negative që i përkasin këtij askepti tha kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …