Komuna e Skenderajt po vazhdon t’i mbështesë fermerët

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po vazhdon t’i mbështesë fermerët e komunës, me anë të subvencioneve të parapara për zhvillimin e bujqësisë. Me këtë rast, ka hapur thirrjen për aplikim, duke ftuar të gjithë fermerët e interesuar e sektorit të pemëtarisë të aplikojnë në kuadër të projektit “Mjete të punës”. Pakoja mbështetëse për fermerë përmban; pompë spërkatëse me bateri dhe panel solar; gërshërë për krasitje me dorëza vetë-zgjatëse, gërshërë për krasitje të pemëve me prerëse dyanësore, si dhe vegla të tjera të punës. Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka caktuar edhe kriteret për aplikim, ndërkaq thirrja, në kuadër të së cilës do të ndihmohen 30 fermerë, do të jetë e hapur deri më 21 nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …