Hoxhaj: Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga koha e Millosheviqit, ajo po ushtron presion ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore

Enver Hoxhaj: Takimi i Thaçit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se takimi i Thaçit me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, është moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës si dhe njohje të realitetit të Kosovës së pavarur. “Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur”, ka shkruar Hoxhaj. Është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre. Kryetari  i çdo vendi, edhe i yni, është simbol i sovranitetit në raport me botën e jashtme dhe zërat e shqetësuar duhet të jenë në Serbi dhe jo në Kosovë, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …