Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar. Takimi u hap nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrim, z. Izmi Zeka. Ai tha se pa punën e përbashkët të gjithëve do të ishte vështirë të kishin sukseset në procesin e riintegrimit, sidomos që të kemi një strategji me standarde të BE-së. Zëvendësministri Zeka theksoi se duke parë fillimit e këtij procesi, MPB me një angazhim permanent ka bërë që nga një proces krejtësisht i ri për vendin tonë të bëhet sistem funksional, kjo falë edhe punës së Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe të gjithë aketerët e përfshirë. Në fund ai theksoi sukseset që janë arritur në kuadër të kësaj strategjie. Ai tha se gjatë periudhës janar –tetor në skemat e ndryshme të ri-integrimit kanë përfituar gjithsejtë 2843 persona, prej tyre 2309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm. Po ashtu është bërë certifikimi i zyrtarëve për menaxhim të riskut, trajnime të shumta etj. Në këtë takim një raport më të detajuar për projektet që janë realizuar e paraqiti, drejtoresha e Departamentit të Ri-integrimit të Personave të Riatdhesuar, znj. Farije Ternava, si dhe të gjithë aktetët raportuan për institucionet dhe organizatat që përfaqësonin për angazhimet gjatë kësaj periudhe, thuhet në komunikatë.
