Kryetari Muharremaj, ka vizituar SHFMU “7 Marsi”

Në vazhdën e punëve dhe vizitave që po bënë në teren, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar Kolektivin e Shkollës fillore dhe të mesme të ulët “7 Marsi” në Suharekë, ku ka takuar stafin e mësimdhënësve. Me mësimdhënësit kryetari Muharremaj ka biseduar lidhur me kushtet e punës dhe cilësinë në arsim. Ai gjatë kësaj vizite ka parë për së afërmi edhe punimet që po zhvillohen në renovimin e objektit të kësaj shkolle.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …